Një 37-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit, ndërsa babai i tij është shpallur në kërkim.
Policia bën me dije se në praga ka rënë shtetasi Joni (Ervin) Muçaj, ndërsa në kërkim u shpall babai i tij, D.Muçaj, 61 vjeç.
Gjatë kontrollit fizik dhe automjtetit që drejtonte 37-vjeçari, policia gjeti doza të lëndës së dyshuar narkotike cannabis sativa.
Nga kontrolli i banesës shërbimet e Policisë kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në qindra doza gati për shitje, 12 fishekë arme gjahu, 3 gërshërë që shërbenin për të përgatitur (ndarë) lëndën narkotike, një shumë parash prej 2 milionë lekë dhe 700 euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale bashkë me 5 celularë./vizionplus.tv





