Ministria e Shëndetësisë njoftoi këtë të mërkurë për 92 raste të reja me koronavirus, të konfirmuar pas testimit të 2.851 qytetarëve.

 

Numri më i lartë i të infektuarve u zbulua në Tiranë, me 24 raste, e më pas vjen Shkodra, me 13 raste.

 

I vetmi që humbi jetën për shkak të COVID-19 në 24 orët e fundit është aktori Guljelm Radoja, siç raporton ministria.

 

Numri i të shëruarve, krahasuar me atë të të infektuarve është shumë më i lartë, plot 842 të tillë.

 

Ndërsa në spitalet COVID po trajtohen 112 pacientë, 10 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *