Tre qytetarë kanë humbur jetën, ndërsa janë identifikuar 37 raste të reja me COVID, nga 1862 testime të kryera.

 

Nuk e kanë fituar dot betejën me virusin 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Cërriku dhe 1 qytetar nga Fieri, të moshave 51-84 vjeç.

 

“Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 9 raste në Tiranë, 8 raste në Korçë, 4 raste në Shkodër, Vlorë, 3 raste në Pogradec, 2 raste në Devoll, Librazhd, 1 rast në Durrës, Fier, Tropojë, Gjirokastër, Dropull.”

 

Ndërkohë, janë shëruar 1,231 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 124,312 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 85 pacientë nga të cilët 10 pacientë janë në terapi intensive.

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë         4137

Shkodër       219

Fier               125

Korçë            196

Gjirokastër   135

Durrës          64

Vlorë             113

Elbasan        75

Lezhë           87

Berat             57

Kukës           29

Dibër           34

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *