Ndotja e ajrit vrau 476,000 të porsalindur në vitin 2019 në të gjithë botën, kryesisht në Indi dhe Afrikën nën-Sahariane.

Shifrat tronditëse janë publikuar nga një studim i ri global, sipas të cilit pothuajse dy të tretat e vdekjeve vijnë nga gazrat e dëmshëm nga lëndët djegëse.

 

Më shumë se 116,000 fëmijë indianë vdiqën nga ndotja e ajrit në muajin e parë të jetës dhe 236,000 në Afrikën sub-Sahariane, sipas “Global Air 2020”.

 

Autorët e studimit, morën një provë në rritje që lidh ekspozimin e nënave ndaj ndotjes së ajrit. gjatë shtatzënisë me rritjen e rrezikut që foshnjat e tyre të lindin para kohe. Këto gjendje shoqërohen më pas me ndërlikime serioze dhe përbëjnë pjesën dërrmuese të vdekjeve neonatale në të dy rajonet.

 

Në përgjithësi, raporti zbuloi se ndotja e ajrit çoi në 6.7 milion vdekje në të gjithë botën në 2019, duke e bërë atë shkakun e katërt kryesor të vdekjeve pas
hipertensionit apo përdorimit të duhanit .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *