Kanë mjaftuar vetëm 30 minuta shi dhe breshër i pandërprerë që rrugët e qytetit të Beratit të notojnë për minuta të tëra në ujë.

 

Informacionet bëjnë me dije se reshjet e dendura të shiut dhe breshëri kanë përmbytur rrugën e vetme të qytetit, nga kthesa e Gjykatës deri në lagjen “Uznovë”,duke bllokuar qarkullimin e automjeteve në rrugë dhe duke krijuar vështirësi edhe në lëvizjen banorëve,ndërkohë që në shumë biznese uji arriti deri brenda tyre.

 

Menjëherë pas hapjes së pusetave në rrugët e qytetit nga punonjësit e shërbimit në bashki filloi edhe tërheqja e ujit në rrugët e qytetit. Menjëherë pas tërheqjes së ujit,ajo që shihje nëpër rrugët e qytetit ishte balta dhe pronarët e bizneseve që pastronin ambjentet e jashtme të dyqaneve e lokaleve.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *