Tritan Guni, 29 vjeç është arrestuar nga Seksioni  për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Tiranë.

Motër e vëlla kishin ngritur një skemë të mirëfilltë prostitucioni. Ata kishin dhe faqe me emrin “Eskorta Tirana” ku reklamimin vajzat e huaja që vinin kryesisht nga Kazakistani dhe Kolumbia.

Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj mëson se vajzat që vinin në Tiranë, dy organizatorët i siguronin fjetjen si dhe pagesat për çdo klient.

Çmimi për një nga vajzat varionte deri në 250 euro për marrëdhënie seksuale.

Guni akuzohet për veprat penale “Prostitucioni”, “Shfrytëzimi i prostiucionit”, “Mbajtja e ambienteve për prostitucion”, dhe “Trafikimi i personave të rritur”.

Ai u kap në flagrancë në Rrugën e Dibrës, duke marrë 100 euro, nga dy shtetase të huaja, të cilat i shfrytëzonte për prostitucion.

Policia ka shpallur në kërkim motrën e Gunit, shtetasen Bukurije Guni.

Ndërsa nisi hetimi për 4 shtetase të huaja, të moshave 44 vjeçe, 39 vjeçe, 32 vjeçe, dhe 25 vjeçe./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *