Historia e vrasjeve horror të familjes mormome në Meksike ka dite që bën xhiron e mediave boterore.

Por vec mënyrë sesi u shfarosen 9 anetare të familjes Lanford, 3 gra dhe 6 femije të mitur nga narko-trafikantet meksikane, një tjetër detaj ka bërë bujë.

Bëhet fjalë për mënyrën sesi shpetuan 6 fëmijet e tjerë të familjes të cilët udhëtonin në tre makinat që u sulmuan nga narkotrafikantet.

6 fëmijet, më i madhi 13 vjec gjatë ndjekjes së narkotrafikanteve arritën të fshiheshin pas në një zonë të shkretuar duke qënë se mamaja e tyre tërhoqi vëmendjen e narko-trafikanteve, të cilët më pas e ekzekutuan. Por ndërkohe që nga larg të miturit shikonin sesi pjesa tjetër e familjes vritej dhe digjej e gjallë, diferencën dhe mrekulline e ka bërëDevin Lanford 13 vjec.

Fillimisht ai fshehu motrat dhe vellezerit e tij, pastaj mori guximin të bënte 23 kilometra në këmbë mes hapësirave plot gjarpërinj dhe të pasigurta në kufirin mes SHBA dhe Meksikes.

Ndonëse i rraskapitur dhe pas disa orësh udhëtim në shkretetire, ai gjeti ndihme në një zonë të banuar, të cilët lajmëruan policinë.

Me të mbërritur në vendin ku kishte fshehur vëllezerit dhe motrat e tij, Devin pa që mungonte motra 9 vjecare e cila u gjet disa kilometra më tutje. Duke qënë se Devin ishte vonuar, motra e tij kishte vendosur që gjithashtu të kërkonte ndihmë për vëllezerit dhe motrat e vogla Trevor 11 vjec, Endi 4 vjec, Rogen 2 vjec, Faith Marie Johnson 7 muajshe.

Të gjithë fatmirësisht janë shëndoshe e mirë dhe janë bashkuar me babain e tyre dhe pjesën tjetër të familjes të mbijetuar nga masakra. Një histori e denje për filma thriller që mund të konkuronte cdo film të suksesshëm deri tani të hollivudit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *