Policia ka vënë në pranga dy shtetas dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë, pas sherrit që ndodhi në një lokal mbrëmjen e djeshme në qytetin e Elbasanit.

 

Nën efektin e pjeve alkoolike, të rinjtë Xh.T., A.M., dhe L.Q. u konfliktuan me personelin e shërbimit të një lokali, si dhe kanë dëmtuar tavolinat dhe banakun.

Gjatë thyerjes së sendeve dhe orendive, është lënduar lehtë  njëri prej klientëve që nisi konfliktin, A.M.

 

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar, këtij të fundit iu gjet një dozë lëndë narkotike, ndërsa në banesën e J.Ç., të cilën e kishte me qira, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe 16 doza lëndë narkotike dhe një shkop druri me disa vida druri metalike, i përshatur si armë e ftohtë.

 

Në kërkim u shpallën J.Ç., 24 vjeç, banues në Librazhd, dhe L.Q., 43 vjeç, banues në Elbasan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *