Ditët e para të pushimeve nuk kanë shkuar aspak mirë për kapitenin e Manchester United.

Pas eleminimit nga gjysmëfinalet e Uefa Europa League, Harry Maguire është arrestuar nga policia.

Qëndërmbrojtësi së bashku me partneren e tij, Fern Haëkins, miq dhe familjarë, kishin shkuar në ishullin e shumëkërkuar Mykonos për të pushuar pas një sezoni të gjatë dhe të lodhshëm.

Sipas mediave angleze, mesnatën mes të enjtes dhe të premtes, Harry Maguire është përfshirë në një sherr masiv me grushta dhe sende te forta, jashtë një bari në Mykonos.

Maguire ishte së bashku me shokë të tjerë të skuadrës kur u përfshinë në një sherr.

Ylli i Manchester United, u përlesh, pasi pa motrën e tij të vogël Daisy, të plagosur me thikë në krah, transmeton Vizion Plus.

Fillimisht “The Sun”, shkruajti se përplasja ndodhi me një grup gangsterësh shqiptarë.

Mediat angleze vijon më tej duke thënë se një grup gangsterësh filluan të ngacmojnë motrën e yllit të Manchester United kur më pas nisi përplasja.

Raportimet vazhduan më tej se motra e 27-vjeçarit, Daisy, kishte refuzuar të bisedonte me një biznesmen shqiptar (identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur) dhe pas refuzimit ai ka nxjerrë një thikë dhe ka goditur vajzën.

Por të tjera detaje kanë dalë në vijim nga avokati për dy nga gjashtë policët, e përfshirë në ngjarje.

Ioannis Paradissis i tha MailOnline: “Harry Maguire duhet t’i vijë turp. Ai ka shpikur një paketë gënjeshtrash dhe nuk pati guximin të kërkojë falje”.

“Ai ka fyer oficerët tanë të policisë dhe  bashkë me miqtë e tij la tre prej tyre të plagosur. Ata duhej të dërgoheshin në spital, sepse u rrahën brutalisht nga Maguire, vëllai i tij Joe dhe shoku i tyre”.

‘Maguire dhe miqtë e tij shpikën një histori për shqiptarët që gjoja i sulmuan të motrën e tij. Unë kurrë nuk kam dëgjuar për ‘mbeturina’ të tilla. Kjo ishte një përpjekje e turpshme për të mbuluar sjelljen e tij të neveritshme. Kjo është një fyerje për shqiptarët dhe policinë greke”.

‘Maguire është model, ai duhet të ulë kokën me turp dhe të kthehet në Greqi për të kërkuar falje.’

Harry Maguire i është dhënë 21 muaj dënim me kusht për sulm dhe ryshfet ndaj policisë grekë.

Kapiteni i Manchester United Harry Maguire u përball me katër akuza nga autoritetet greke: sulm, abuzim verbal, sulm ndaj policisë dhe përpjekje për të korruptuar policinë helene.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *