Subscribe

Dy vëllezërit, Gramoz dhe Xhontil Bradhi, të cilët u ekzekutuan mbrëmjen e së enjtes në Krujë janë konfrontuar vazhdimisht me autorin që kreu krimin, Roland Pula, bashkëfshatar i tyre.

Pula dhe viktimat u konfliktuan verbalisht në një lokal të fshatit, pranë shtëpisë së tyre. Pas sherrit, autori shkoi për të marrë armën dhe iu bëri pritë dy vëllezërve, duke qëlluar me breshëri në drejtim të tyre.

Disa vite më parë, vëllai i viktimave ka plagosur me thikë xhaxhain e Pulës, krim për të cilin e ka shlyer dënimin.

32-vjeçari i dyshuar për vrasjen njihet si një person me precedente të mëparshme penale. Ai është akuzuar për vjedhje, grabitje e trafik narkotikësh.

Për kapjen e të dyshuarit janë angazhuar edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Tiranës. Automjeti me të cilin u krye krimi u gjet i braktisur pranë pompave të ujit në fshatin Gramëz, ndërsa vijon krehja e zones.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *