Tre të plagosur pas një sherri për pronën mesditën e sotme në fshatin Pendavinj të bashkisë së Maliqit. 20 vjeçari Ilia Jani ka shkuar në banesën e tezes së vet Ditera Leke ku është konfliktuar me të dhe bashkëshortin e saj 68 vjeçarin Arben Leke.

Gjatë konfliktit 20 vjeçari mësohet se ka goditur fillimisht me mjete të forta e më pas me thikë, burrin e tezes dhe më pas edhe tezen e vet. Nga përleshja ka mbetur i plagosur me sende të forta edhe vetë 20 vjeçari.

Të tre personat e plagosur ndodhen në spitalin e Korçës nën kujdes mjekësor, ndërsa burime bëjnë me dije se gjendja e 68 vjeçarit Arben Leke paraqitet e rënduar, por për momentin mjekët bëjnë me dije se është jashtë rezikut për jetën.

Të njëjtat burime thanë se 20 vjeçari ka paraqitur më herët shqetësime mendore. Në njësinë administrative Pojan brenda pak ditësh në dy konflikte kanë mbetur të plagosur katër persona.

Vetëm pak ditë më parë në fshatin Rëmbec të kësaj njësie administrative, pas një sherri masiv ka mbetur i plagosur një person. Policia për konfliktin e fundit ka shoqëruar disa persona me qëllim zbardhjen e rethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *