Kryesuesja e listës së kandidatëve të LSI-së në qarkun e Durrësit, Elona Guri, e cila u përfshi në një konflikt pasditen e kësaj të mërkure me një qytetar, denoncoi se në zyrat e LSI-së janë gjetur pajisje përgjimi.

Ajo akuzon PS-në se ka vendosur kamera për të identifikuar dhe kërcënuar njerëzit që iu bashkohen.

Në reagimin e saj, Elona Guri deklaroi se vendosja e kamerave dhe pajisjeve të përgjimit në zyrat e tyre, është një skandal i paprecedentë në procesin e fushatës zgjedhore në Shqipëri në 30 vite.

 “Mafia e inceneratorëve vendos kamera dhe pajisje përgjimi në zyrën qendrore të LSI Durrës me qëllimin për të identifikuar, intimiduar, frikësuar e më pas për të pushuar nga puna këdo qytetar të thjeshtë që i bashkohet LSI. Ky është një skandal i paprecedentë në procesin e fushatës zgjedhore në Shqipëri në 30 vite. Një shkelje penale dhe një akt i shëmtuar i kryer nga matrapazët e inceratorëve. Njihuni me të vërtetën se sa poshtë kanë rënë zuzarët e “Rilindjes” dhe se çfarë mendje kriminale kanë fundërrinat e mafias së plehrave të cilëve u shtohet një padi tjetër penale për shkeljet dhe zullumet e shumta që kanë bërë. Harxhojnë milionat e vjedhura nga inceneratorët për kamera dhe mjete përgjimi për të intimiduar e frikësuar njerëzit e LSI. Asgjë nuk e ndal FITOREN E MADHE të 25 prillit. Janë të kapitulluar. Më 25 prill fiton Durrësi dhe Shqipëria.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *