Subscribe

Tre gardianë burgu u përfshinë në një konflikt të armatosur para poliklinikës në Patos që la pas një bilanc të rëndë prej dy viktimash,

Elis Kapaj dhe Manol Rrapaj të dy nga Patosi humbën jetën pasi u qëlluan me armë zjarri nga shtetasi Martin Skëndaj.

Të tre personat ishin punonjës pranë burgut të Fierit në detyrën e gardianit.

Nuk dihen ende arsyet e sherrit mes tyre, por mësohet se gjithcka ka ndodhur rreth orës 12:00 të kësaj të enjte.

Pas debateve të forta jashtë orarit të punës, tre gardianet jane zene fillimisht me grushta e leva. Por Martin Skëndaj duket se nuk i ka perballuar dy koleget e tij Elis Kapaj dhe Manol Rrapaj, duke nxjerre armen e sherbimit dhe duke i qelluar.

I pari vdiq në vend nga plumbat ndërsa tjetri pasi u dergua në spitalin e Fierit.

Policia mundi të kapë me shpejtësi autorin, vetëm 15-20 minuta pas ngjarjes duke sekuestruar edhe armën e krimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *