Policia parandaloi përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti të ashpër mes dy shtetasve, për motive pronësie në Kamëz.

 

Arrestohet në flagrance një 51-vjeçar pasi qëlloi me armë gjahu çifte në drejtim të një shtetasi.

 

Shtetasi G.N., 51 vjeç, banues në Tiranë pas një konflikti për motive pronësie me shtetasin G. B., me vetëgjyqësi ka qëlluar në drejtim të këtij shtetasi, pa e dëmtuar atë, duke prishur rendin dhe qetësinë publike.

 

Falë reagimit dhe ndërhyrjes në kohë të Policisë u bë parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të këtij konflikti dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar të ngjarjes.

Është sekuestruar arma e gjahut çifte, të cilën 51-vjeçari e kishte me leje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *