Ministrja e Arsimit, Evis Kushi është shëruar nga koronavirusi.

Përmes një postimi në “Facebook”, Kushi ka postuar një foto, ku shfaqet duke ecur në Parkun “Rinia” të Elbasanit, teksa i kërkon ndjesë qytetarëve që qëndroi për një kohë të gjatë larg zyrës.

“Një shëtitje në Parkun “Rinia” Elbasan, pas rikuperimit të plotë nga beteja me COVID-19 dhe përpara rikthimit në një javë intensive pune dhe angazhimesh aktive, e lehtësuar dhe me dëshirën e madhe për të shërbyer me përgjegjësi dhe përkushtim. Ndjesë që isha larg zyrës më gjatë nga sa e kisha menduar, por për të gjithë ata që ende nuk e besojnë sa i rrezikshëm është ky virus, jua them nga përvoja ime personale dhe e familjes sime. Kujdes dhe sa më shumë vigjilencë në respektimin e të gjitha masave parandaluese, për shëndetin tuaj dhe të familjarëve të dashur! Ju falenderoj të gjithëve nga zemra për mbështetjen dhe mesazhet tuaja inkurajuese gjatë këtyre ditëve.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *