Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor i konsideron të pabaza akuzat e Partisë Demokratike lidhur me mungesën e tamponëve për të dyshuarit me koronavirus.

Në përgjigje të akuzave, OSHKSH thekson se numri i testimeve është rritur në mënyrë progresive dhe se sot është katërfishuar krahasuar me fillimin e epidemisë.

Ne reagim theksohet se vetëm gjatë muajit të fundit në Fier janë marrë mbi 1200 tamponë.

“Në përgjigjie të akuzave të pabaza të deputetëve të opozitës në Fier, sqarojmë se numri i tamponëve lidhet me hetimin epidemiologjik në terren i cili po ndiqet me përpikmëri dhe profesionalizëm të lartë nga ekipi i epidemiologëve të Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Fier.  Vetëm gjatë muajit të fundit në Fier janë marrë mbi 1200 tamponë, përherë duke u bazuar në hetimin dhe gjurmimin epidemiologjik në terren.  Duke ftuar çdokënd që të mos bëjë politikë me sëmundjen dhe të mos dezinformojë opinionin publik, i sigurojmë qytetarët që njesitë vendore të kujdesit shëndetësor në të gjithë vendin janë në krye të detyrës 24/7 dhe po bëjnë maksimumin për shërbimin ndaj pacientëve. Ftojmë qytetarët që të lidhen menjëherë me mjekun e familjes kur kanë dyshime për prekjen nga virusi Sars Cov2 dhe të mos neglizhojnë ndjekjen e rregullt me mjekun e tyre.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *