Subscribe

Revolucioni digjital i shërbimeve publike do të kërkojë kohë deri në zbatimin e plotë të tyre, për shkak të edukimit të popullatës.

 

Hapi i parë që një qytetar duhet të kryejë është hapja  e një adrese emaili, që për moshën e tretë  është procedurë e vështirë.

 

Hapi i dytë është regjistrimi në portalin E-Albania ku do të duhet të plotësohet një formular me të dhënat e individit. Ndërsa procedura e tretë do të jetë aplikimi për shërbimin që kërkon.

 

Në çdo rast, çdo lloj aplikimi do të kryhet online. Ndërsa përgjigja do të vijë ose në mënyrë elektronike, ose me postë ose do të duhet të shkosh në sportel. –sqaron Romina Kostani.

 

Por cfarë ndodh nëse përgjigja nuk vjen sipas afateve të parashikuara, një situatë kjo e cila aktualisht është një nga problemet kryesore të institucioneve.

 

Cilido që nuk e merr përgjigjen për shërbimin në kohën e parashikuar do të duhet të na dërgojë një email në adresën tonë dhe ne do të interesohemi se ku ka mbetur aplikimi.

 

Por për të gjithë ata të cilët do ta kenë të vështirë të kryejnë këto procedura teknologjike, për disa muaj rresht do të këtë një periudhë tranzitore, ku qytetarët do të aplikojnë në sportele.

 

Ne kemi lënë një periudhë tranzitore, në sportelet tone kemi njerëz të dedikuar pët të gjithë njerëzit që nuk dinë si të kryejnë aplikimin. Kjo periudhë do të zgjasë disa muaj.

 

Brenda këtij viti 95% e shërbimeve do të kryhen vetëm on line. KJO do të thotë që  filloni të mësoheni me aplikimet e reja si dhe me shërbimet në kompjuter, pasi nuk do ti shpëtoni dot zbatimit të teknologjisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *