Letonia i shtohet vendeve që do të kthejnë shërbimin e detyrueshëm ushtarak.  Parlamenti ka arritur në përfundimin se ky hap është i domosdoshëm si pasojë e sulmeve ruse në Ukrainë.

 

Në këtë mënyrë të  gjithë meshkujt nga mosha 18-27 vjeç do t’i nënshtrohen stërvitjeve të detyrueshme, ndërsa gratë mund të kryejnë shërbim ushtarak vullnetar.

 

Duke nisur nga viti 2024 numri i rekrutëve letonezë do të rritet vazhdimisht. Nga viti 2028 planifikohen që çdo vit të thirren 7,500ushtarë. Kjo pritet të ndihmojë në rritjen e ushtrisë nga mbi 22.000 në 50.000 vetë, përfshirë edhe trupat e mbrojtjes territoriale dhe ato rezervë.

 

“Ukraina është një shembull i qartë që ka një popullate civile me moral të fortë dhe të përgatitur mirë për të zmbrapsur çdo agresor”, tha ministrja letoneze e Mbrojtjes.

 

Letonia e kishte hequr shërbimin e detyrueshëm ushtarak në vitin 2007.

 

Me rifutjen e shërbimit të detyrueshëm Riga ndjek vendet e tjera baltike, anëtare të NATO-s, që ndihen të kërcënuar nga Rusia. Lituania e rifuti shërbimin e detyrueshëm disa vite më parë, kurse Estonia nuk e kishte shfuqizuar kurrë atë.

 

Edhe në vende të tjera si Polonia dhe Gjermania, po diskutojnë gjithashtu rifutja e shërbimit të detyrueshëm ushtarak. Polonia e pezulloi në vitin 2010, ndërsa Gjermania në vitin 2011.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *