Shënohet viktima e 32-të nga koronavirusi në Shqipëri këtë të shtunë. Bëhet fjalë për një paciente 64-vjeçare nga Tirana, e cila vuante nga limfoma e trurit.

Ajo ishte e shtruar prej 3 javësh në spital, në gjendje të rëndë dhe ndërroi jetë mbrëmjen e së shtunës në spitalin infektiv.

Mësohet se 64-vjeçarja vuante prej 4 muajsh nga limfoma e trurit dhe nuk arriti dot të mbijetonte, pavarësisht mjekimit intensiv dhe përpjekjeve të stafit mjekësor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *