Presidenti serb Aleksandër Vuçiç bëri të ditur këtë të premte se heqja e barrierave përmes Shengenit Ballkanik, do t’i jepte një hov të fortë ekonomisë në rajon.

 

Sipas tij tregtia mund të arrijë deri në 10 miliardë euro. Gjithahstu të njëjtin qëndrim optimist e pati edhe kryeministri Rama një ditë më parë, gjatë firmosjes së marreveshjes në Novi Sad.

 

Ndërkohë për të dhënë më shumë detaje në lidhje me rëndësinë që kjo marrëveshje do të ketë në ekonominë shqiptare në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus ka qenë deputetja e Partisë Socialiste, Milva Ekonomi.

 

Në fjalën e saj për Vizion Plus, Ekonomi ka theksuar se Shengeni Ballkanik do të ndihmojë jo vetëm në rritjen ekonomike të vendeve të Rajonit, por gjithashtu do të jetë një mundësi e madhe për të ulur numrin e të papunëve.

 

Çfarë do të thotë konkretisht krijimi i një tregu të përbashket ekonomik në Ballkanin Perëndimor?

 

Tregu i përbashkët në Ballkanin Perëndimor merr shkas nga katër liri, që janë themelore në Bashkimin Evropian, liria e lëvizjes së personave, të shërbimeve, të kapitalit dhe liria e shërbimeve. Nuk është aq  i lehtë Ballkani për tu aksesuar dhe pse ne kemi pasur procesin e Berlinit i cili u duk sikur u dha nxitje vendeve të Ballkanit por ka ende shumë për të bërë. Ndërkohë vetë Evropa është duke u marrë me problemet e veta ndaj është e nevojshme që Ballkani të marrë dhe pak iniciativë personale të çuarjen përpara  të këtyre lirive. Ajo që ne dëgjuam në Novi Sad ishte fakti se studimi  i bërë nga Banka Botërore, në këtë rajon një indikator është që njerëzit humbasin 26 milionë në transport mallrash ose personash, që ndryshe mund të përkthehet në humbje për ekonominë dhe personat. Në momentin që ne heqim këto barriera, tregon se rritja ekonomike të jetë më e vërtetë në mënyrë që kosto e punës dhe sherbimeve të ulen, dhe të kemi mundësi më të madhe punësimi. Profesione si mjekë, arkitekt që janë profesione të rregulluar  mund të aplikohet si në Shqipëri, shkup, Kosovë apo Serbi dhe njerëzit mund të gjejnë punë mjaftojnë që të kenë urdhrin e akreditimit profesional.

 

A rrezikojne prodhimet shqiptare nga heqja e barrierave, duke patur parasysh se në disa pjesë të industrisë së lehtë, vendet fqinje janë më të përparuar? 

Unë besoj se kjo konkurrueshmëri pozitive bën të mundur që edhe cilësia e produkteve shqiptare të përmirësohet. Siç e shikoni falë CEFTE-s një marrëveshje e hershme e BE-së e cila lejon qarkullimin e mallrave brenda rajonin sasia e produkteve që lëviz brenda rajonit ka ardhur në rritje. Shqipëria ka rritur eksportet e produkteve bujqësore apo blektorale por ndërkohë ka më shumënevojë për heqjen e barrierave administrative dhe për këtë bëhet fjalë në Shengenin Ballkanik, heqje barrierash dhe lëvizje e thjeshtë e produkteve nga një vend në tjetrën. Nuk duhet të harrojmë se numri i njerëzve që jeton në Rajonin tonë është i vogël. Nëse një investim i huaj dhe do të ndodhë në Mal të Zi dhe ai me 600 mijë banorë që ka nuk mund ta mbulojë nevojën për një produkt të një investimi të huaj të rëndësishëm ndaj automatikisht vjen dhe konsumi i vendeve të tjera të rajonit dhe mund të vijnë filiale  nga vende të tjera të rajonit. Lëvizja e investimeve të huaja direkte bëhet më e thjeshtë me këtë zonë.

 

Shqipëria ka edhe marrëveshje të tjera tregtare në nivel rajonal:  A bie ndesh marrëveshja për Shengenin Ballkanik me to?

Jo këto marrëveshje nuk bien ndesh, përkundrazi mund të nxisë dhe marrëveshje të tjera që janë ekzistuese, kjo është një lëvizje për të treguar se ne vendet e rajonit kemi vullnetin e mirë për të çuar përpara ekonominë e vendit dhe mirëqenien e vendit, të ulemi bashkë dhe të punojmë për të çuar përpara dhe shumë gjëra të tjera që kanë të bëjnë me sigurinë dhe ligjin.

 

Dhe pyetja e fundit ne lidhje me çështjen e negociatave. Si do të reflektohej në zhvillimet ekonomike, por jo vetëm, një vendim pozitiv, por me kushte nga Këshilli Evropian? 

Ne kemi qenë gjithmonë të motivuar për të plotësuar ato kushte që kanë qenë në negociata tona me BE dhe besoj se dhe në qoftëse e keni vënë re nëse kur bëhet një akt ligjor në vend kërkohet për të parë se sa shumë qaset ai me atë komunitet. Përpjekja jonë është maksimale çdo ligj përmirësohet kur përmirësohen kushtet e jetesës e punës dhe ligji përmirësohet për tu përafruar. Për ne me kushte pa kushte përpjekja për të shkuar drejt BE-së do të jetë e pandalshme, kushti thjesht të bën të punosh me shpejt.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *