Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunimin Rajonal, Majlinda Bregu ka mbwshtetur idenw e Shengenit Ballkanik. Duke komentuar takimin e Ohrit, Bregu ka deklaruar se RCC-ja është e angazhuar tërësisht për bashkëpunimin rajonal.

 

” Ne u ftuam në Ohër për të dëgjuar porpozimet e tre  liderave nga rajoni. Të gjashta ekonomitë e rajonit, Bosnja-Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Shqipëria, po krijojnë zonën Rajonale Ekonomike, e cila u prezantua zyrtarisht në vitin 2017, me kërkesë të të 6 liderave të ekonomive të sipërpërmendura. Ky projekt synon te çojë përpara bashkëpunimin ekonomik në Ballkanin Perëndimor duke eliminuar gjithashtu barrierat sociale qe hasin te rinjte ne rajon, njohjen e diplomave, profesioneve nxitjen e ideve te reja inovative per te cilat kemi kaq shume nevoje”.

 

Permes nje postimi ne Instagran Bregu, thekson se bashkëpunimi rajonal merr kuptim, kur objektivi përfundimtar është integrimi europian.

 

https://www.instagram.com/p/B4xYVMwgn8-/?utm_source=ig_web_copy_link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *