Deputetja e PL-së, Erisa Xhixho ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në studion e “Quo Vadis” të moderuar nga Pranvera Borakaj për të folur rreth një plage të shoqërisë shqiptare, siç është depresioni. Në vendin tonë të flasësh për shëndetin mendor është ende tabu. Sipas deputetes shoqëria jonë duhet të ndërgjegjësohet që shëndeti mendor është një problematikë dhe duhet të adresohet.
Xhixho: Shëndeti mendor nuk njihet dhe nuk adresohet. Psikologu është ende tabu. Siç të dhemb koka, krahu, të dhemb edhe truri. Nuk mundet që një psikolog në gjithë shkollën të përballojë gjithë probelamtikat e nxënësve që janë aty. Është çështje tjetër se si ka hyrë në atë institucion. Duhet të ndërgjegjësohemi që shëndeti mendor është një problematikë. Depresioni mund të çojë në vetëvrajse. Duhet ta adresojmë dhe ta fusim në edukimin qytetar të njerëzve. Fillon që nga familja, prindi dhe gjithë elelemtët e tjerë. Por duke refuzuar ta njohim si problematikë…ne e kemi një emergjencë, në situatën në të cilën ndodhemi, sidomos me adoleshentët./vizionplus.tv