Në nisje të prezantimit të programit “Shëndetësia që duam”, kryeministri Edi Rama sulmoi Presidentin. Ai u drejtua duke thënë se në zgjedhjet e 25 prillit, qytetarët duhet të zgjedhin mes drejtësisë dhe Ilir Metës.

Ai tha se PS e gjeti vendin në situatë absurde kur mori pushtetin, ndërsa sistemi shëndetësor ishte në “gjendje qameti”.

“Ne do të ngrejmë pas 25 prillit të gjithë argumentet për Shqipërinë e viteve që vijnë dhe planin e veprimit për 2021-2025. Ne nuk jemi një nga partitë në garë, por forca e qeverisjes sot dhe nesër. Kjo fushatë nuk është për të ngritur në radhë premtimet tona, por mundësi për t’ju njohur me planin konkret. Dje thashë se 25 prilli është një udhëkryq për drejtësinë. Dhe në 25 prill sikundër na kanë ndihmuar që ta bëjë të qartë presidenti aktual që flet dhe në emër të atij presidenti më famëkeq të kësaj Republike, ju do të vendosni; me drejtësinë apo me Ilir Metën. Me reformën në drejtësi apo me koalicionin ‘KÇK’, PD-LSI. 25 prilli është udhëkryq edhe për shëndetin e shqiptarëve. Në luftën e egër që zgjat prej 1 viti dhe që ka hyrë në fazën finale me vaksinimin, armën fituese, sëpatën me të cilën mund të presim hap pas hapi, goditje pas goditje zinxhirin e infektimeve. E keqja harrohet shpejt, e mira nuk ka fund, është në natyrën njerëzore që pasie kalon një të keqe ta hedh pas krahëve, ndërsa më pas kërkon cdo ditë më mirë sepse kështu është njeriu dhe sot duhet e pamundur që të kujtohen se cfarë qameti ishte shëndetësia jonë para se ne të na binte barra e madhe e përgjegjësisë për të drejtuar këtë vend që në emër të tyre, në mbrojtje të interesave të tyre të drejtojmë vendin.”

Sa i përket procesit tëvaksinimit antiCOVID, kreu i qeverisë tha se injektimi i dozave për bluzat e bardha po shkon drejt fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *