Është shembur me shpërthim të kontrolluar pallati 12 katesh në lagjen 17 të Durrësit. Pas afro 3 muajsh përgatitje, IKMT realizoi shperthmin e kontrolluar, i cili rezultoi sipas planifikimit.

Për këtë proces u përdor 140 kg lëndë shpërthyese, ndërkohë që gidina ra e gjithë drejt pjesës veriore të saj duke mos shkaktuar dëme tëk ndërtesat e tjera pranë saj.

Në momentin e shpërthimit një efektiv i ushtrisë është dëmtuar lehtë nga një copëz betoni që fluturoi nga objekti në fjalë.

Ambulanca e urgjences e dërkoi atë në spital për të marrë ndihmën e parë. Menjëherë pas shpërthimit automjetët e zjarrfikseve kanë lagur vendin ky ra grumbulli i inerteve, ndërsa tani fillon operacioni për largimin e tyre drejt një destinacioni tjetër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *