Një pallat 6-katësh në durrës u shemb me shpërthim të kontrolluar mesditën e kësaj të premteje nga inspektorati kombëtar i mbrojtjes së territorit.

Pallati kishte pesuar dëmtime të shumta nga tërmeti i 26-nëntorit dhe përbente rrezik për banorët. Për shembjen e tij u përdorën 8.5 kilogramë lendë eksplozive e llojit c4.

IKMT përpara shembjes u bëri apel të gjithë banorëve të banesave përreth që të largoheshin nga shtëpitë e tyre dhe të linin dritaret hapur me qëllim shmangien e valës goditëse.

Në zonën e durrësit pritet që të shemben me shpërthim të kontrolluar edhe dy pallate të tjera, një 12 katësh në zonën pranë ujësijellësit dhe një tjetër në bulevardin “Dyrrah”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *