Ish-deputeti i PD, Tritan Shehu komentoi këtë të premte vizitën e kryeministrit Edi Rama në Tepelenë. Në “Facebook”, ai tha se kreu i qeverisë bëri vetëm premtime boshe, ndonëse realiteti është krej tjetër. Sipas tij, Edi Rama shoqërohej nga fare pak persona sepse është drejt fundit të tij, shkruan “Vizion Plus”.

 

“Rama nuk po i kursen sot premtimet 3D në Tepelenë, nesër në Gjirokastër e qark, edhe në prag të ikjes! Sepse sa për realizimet, nuk i gjen gjëkundi… Vetëm Tërmetet ja kanë parë hajrin! Prandaj sot u sorollat në Tepelenë pothuajse i vetëm…i braktisur në fundin e tij! Në këto vite aty riparoi një rrugë 1,8 km të gjatë, që i kushtoi shqiptarëve 21 M E, dhe tani e quajnë ByPass i Tërmetit, se By Pass i Tepelenës nuk është! Nuk tha asgjë për Rrugën Kardhiq-Delvinë, që dhe mbas dy mandateve nuk e ndërtoi dot, as atë që kishte ngelur, megjithëse në 3D u mburr shumë. Nuk tha asnjë fjalë për atë që të shkosh nga Përmeti në 3 Urat tani është një “Odise” e vërtetë! As për spitalet e Tepelenës e Përmetit, në fakt të mbyllura tani, apo për atë të Gjirokastrës në atrofizim çdo ditë.”

 

Tritan Shehu theksoi se ndryshimi për qarkun e Gjirokastrës do të vijë pas 25 prillit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *