Deputeti i PD, Tritan Shehu e ka cilësaur si një zgjedhje aventureske emërimin e Gent Cakajt në krye të Ministrisë së Jashtme.
Në një postim në “Facebook”, Shehu duke u ndalur tek qëndrimi I kryeministrit Rama gjatë kësaj të hënë për këtë çështje, u shpreh se emërimi I Cakajt është një show i nacionalizmit grotesk që do të shkaktojë probleme në marrëdhëniet me partnerët.
Sipas Shehut, të caktosh ministrin e Jashtëm nuk është njëlloj sikur t’i japësh dikujt titullin “Miku i Vogël i Librit”.
“Te caktosh Ministrin e Jashtem nuk eshte njelloj sikur t’i japesh titullin “Miku i Vogel i Librit” dikujt. Kjo me tingelloi duke degjuar Kryeministrin te argumentonte caktimin e Ministrit te Jashtem me faktin se “ka lexuar libra me shume se ne te gjithe”! E theksova dhe dje, eshte nje zgjedhje aventureske, problematike dhe per maredheniet me partneret, nje shoë nacionalizmi grotesk. Besoj se kaq mjafton per kete vit, por duke lene te hapur nje debat me shume pikepyetje per vitin e ardheshem.”