Drejtuesi politik i PD për Qarkun e Gjirokastrës, Tritan Shehu garantoi mbështetje për fermerët kur opozita të marrë karrigen e pushtet.

 

Gjatë një takimi me fermerë të zonës në Memaliaj, Tritan Shehu garantoi se për liderin demokrat, Lulzim Basha, zhvillimi rural është prioritet.

 

“Kryeministri i ardhshëm Lulzim Basha është mjaft i ndjeshëm karshi zhvillimit rural përmes një strategjie që do të bëjë të mundur mbështetjen e fermerëve për të stimuluar prodhimi vendas. PD dhe qeveria e saj e ardhshme do të qëndrojë afër nevojave të fermerëve për t’i kompensuar direkt ata për çdo investim pa orientim politik siç bën sot Rilindja e Edi Ramës”, deklaroi Tritan Shehu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *