Dashamir Shehi, kreu i LZHK-së, i ftuar në “Zgjedhje 2021” në “Vizion Plus” u shpreh se do të preferonte një hark të përbashkët opozitar, duke e ilustruar dhe me një nga batutat e tij “do kisha preferuar që të ishim nga Topi tek Topalli”.

 

“Jam prej atyre që besoj kam bërë tentativë inekstreme për ta bashkuar. Po të kishte qenë një ligj tjetër, unë gjykoj që përtej kundërshtimeve të ishim të gjithë pak a shumë bashkë. Unë gjithnjë kam thënë një batutë që ka zënë vend për efekt të fjalëve. Do kisha preferuar që të ishim nga Topi tek Topalli, meqë janë me ‘T’ , jo për gjë tjetër, edhe ne të gjithë le të futeshim në mes. Vetëm e vetëm që të ishim një hark të përbashkët opozitar. Unë jam i sigurt, opozita shqiptare që do t’i fitojë zgjedhjet, por që ka nevojë t’i fitojë për të mirë të Shqipërisë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *