Opozita kohët e fundit ka paralajmëruar se po përgatitet për protesta masive për për të rrëzuar qeverinë.

 

Për arritjen e këtij objektivi duket se opozita po synon ta çojë vendin në zgjedhje të parakoheshme, të cilat i sheh të realizueshme brenda këtij viti, ndoshta njëkohësisht me zgjedhjet për pushtetin vendor, pra në fund të qershorit.

 

Deri më tani duket se një nga mjetet më të forta që po përdor opozita për qëllimin e saj është denoncimi me intensitet të lartë i atyre që i cilëson si skandale të mëdha të qeverisë së majtë.

 

Organizimi i aksionit opozitar i ka rënë mbi supe tashmë grupit të ri drejtues të PD-së, i sapo dalë nga zgjedhjet në parti dhe sigurisht në bashkepunim me aleatin kryesor opozitar LSI.

 

Për të folur më gjërësiht në lidhje me nismën e opozitës, ka folur nga edicioni qendror i lajmeve në Vizion  Plus, deputeti i PD-së Agron Shehaj.

 

Z.Shehaj keni qenë i angazhuar në fushatën e partisë suaj për denoncimin e skandaleve dhe konkretisht për tenderin e Unazës së Re. Ju e keni ndjekur të gjithë këtë process, këtëtë martë ato bëjnë ditën e tyre të 80, në protest. Sipas jush cila është qasja e qeverisë?

Nëse duam që të diskutojmë mbi pushimin nga puna të drejtorëve që janë pjesë e kësaj afere DH Albania, drejtori i OST-së dhe drejtori i Autoritetit të Rrugëve, kjo është e vonuar, pasi ato drejtorë duhej të pushoheshin menjëherë dhe duhet të ishin në hetim. Ka kaluar thuajse dy muaj që është zbuuar se një kompani fantazmë e krijuar 6 muaj më parë pa asnjë lloj experience dhe kompanisë nuk i dihet se cili është pronari, ka marrë 30 milionë euro nga buxheti i shtetit. Nuk i mori se opozita e dononcoi, është opozita që e ka denoncuar para medias. Kam qene unë i pari më pas ishte Ylli Rakipi që u informua te unë se si ishte puna e tenderit dhe më pas bëri investigimin.

 

Ju si ratë në gjurmët e këtij skandali?

Unë thjesht bëra një ekstrat, më bëri përshtypje  se si një kompani e krijuar nga Delawerit që është një nga vendet që regjistrohen kompanitë offshore që nuk dihet se kush janë pronarët, më bëri përshtypje se si kishte fituar një tendër këtu në Shqipëri ku kishte 97 % të konsorciumit kurse 7 % i kishte një kompani tjetër. Unë thjesht bëra një ekstrat te regjistri kombëtar i bizneseve në Delawerit dhe doli se kompani ishte krijuar në 2018, dhe të gjithë dokumentat e dorëzuar në QKR ishin të falsifikuara sepse bilanci ishte i falsifikuar, sepse një kompani e krijuar në 2018 nuk mund të kishte miliarda euro xhiro vjetore.

 

PD-ja zhvilloi zgjedhje të reja në strukturat drejtuese si i vlerësoni ju, si doli partia në këto zgjedhje.

Partia Demokratike pas një procesi tërësisht transparent dhe të drejtë doli më e bashkuar seç ishte më përpara, doli një kryesi e re. Unë personalisht kam qenë kandidat për anëtar i kryesisë por nuk u zgjodha, mund të them se nuk më hapit një rezultat i tillë pasi unë jam i ri në PD, përveç kësaj di nga burime të brendshme që kam marrë thuajse 100 vota nga 300 votues që ishin pjesë e votimeve dhe e quaj arritje.

 

Ka kritika nga radhët e të djathteve se ato që u zgjodhen nuk janë përfaqësues, pasi sipas tyre ato nuk arritën që të marrin as gjysmën e votive të anëtarëve të këshillit drejtues, ose kanë marrë vetëm gjysmat. Sot ka folur edhe zonja Jozefina Topalli duke u bazuar tek këto kritika.

 

Më duket një kritikë totalisht pa llogjikë sepse flitet për shumicë votash, sepse edhe sistemi ishte i tillë. Në 300 votues do të votonin 15 anëtarë, nga 50 anëtarë, edhe përqindja nuk varet nga kjo, është një çështje matematikore. Në qoftëse nuk do të kishte patur 50 kandidatë, por 16 atëherë do të kishte më shumë mundësi që secili të merrte më shumë vota ose mund të them edhe 100 %, pra varet nga hapësira që zgjedh. Në qoftëse në zgjedhje sa më shumë kandidat vë aq më të lira janë zgjedhjet edhe aq më e mundur është që ai që fiton fiton me një numër më të vogël se çmund të pritet në total.

 

Aksioni opozitar për rrëzimin e qeverisë, a ka dilemma në PD se qeveria do të rrëzohet me vota apo me aksion të rrugës me protesta me dhunë?

Nuk ka ndonjë dilëme të madhe në PD, në parti diskutohet për protesta dhe ne jemi në opozitë dhe protesta është një ndër instrumentat opozitare. Unë mendoj se përveç protestave ne duhet të flasim dhe të bindim elektoratin se kjo qeveri është absolutisht e përfshirë në korrupsion dhe e lidhur me krimin se gjithçka që po ndodh garat janë totalisht të falsifikuara dhe këtë e tregojnë edhe denoncimet që ne kemi bërë DH Albania është një nga rastet. Që konkurset për vendet e punës jan ëtë falsifikuara janë thjesht një skemontash për të mashtruar qytetarët. Ne duhet të punojmë çdo ditë pak nga pak të shkojmë derë më derë dhe tu shpjegojmë qytetarëve që ajo që po ndodh në Shqipëri, që Edi Rama nuk është ai që shihet nëpër media, që për mendimin tim pjesën më të madhe i ka nën kontroll, kjo nuk mund të realizohet vetëm me protesta por paralelisht do të flasim me qytetarët dhe do jua shpjegojmë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *