Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, u takua këtë të remte me Rudy Giuliani-n, Ish-Kryebashkiaku i Neë York-ut dhe aktualisht edhe një prej avokatëve të presidentit Donald Trump.

Takimi u zhvillua në Ashraf-3, në vendbanimin e Rezistencës Iraniane në Shqipëri.

Ata diskutuan zhvillimet më të fundit në Iran dhe në rajon, duke përfshirë protestat e vazhdueshme anti-regjim në mbarë vendin, dhe veprimtaritë e tij në rajonin e Lindjes së Mesme.

 

Znj. Rajavi përsëriti se regjimi iranian gjendet përballë një shoqërie në prag të shpërthimit, një lëvizjeje rezistence të organizuar dhe një mjedisi ndërkombëtar ndryshe.

 

“Si rezultat i zgjerimit të njësive të Rezistencës dhe të veprimtarive të tyre mbarëkombëtare, së bashku me paaftësinë e regjimit për të trajtuar problemet thelbësore me të cilat përballet populli iranian, perspektiva për përmbysjen e këtij regjimi nuk ka qenë kurrë më e ndritshme,” tha ajo, duke shtuar,

 

“Është koha që komuniteti botëror ta njohë kërkesën e drejtë të popullit iranian për ta rrëzuar diktaturën fetare në pushtet.”

Duke rikujtuar se Presidenti amerikan dhe Sekretari i Shtetit kanë deklaruar vazhdimisht se ky është një regjim i korruptuar dhe se populli i Iranit ka qenë viktima që ka vuajtur më gjatë prej tij, ish Kryebashkiaku Giuliani theksoi se Amerika qëndron në anën e popullit iranian dhe e mbështet luftën e tij për liri.

 

Një numër I konsiderueshëm opozitarësh të regjimit Iranian janë vendosur në Shqipëri prej kohësh ndërsa qëndra e tyre ndodhet në France aty ku kryen edhe aktivitin kryesor Maryam Rajavi, Presidentje e Këshillit Kombëtar të Resistëncës iraniane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *