Shefi i Urgjencës së Traumës, Gjovalin Bushi, thotë se gjendja shëndetësore e avokatit Sokol Mëngjesi, i cili u dhunua barbarisht ditën e djeshme ëshë e qendrushme.

Në një prononcim për mediat shefi i Urgjencës së Traumës tha se orët në vijim do të jenë vendimtare për shëndetin e avokatit.

Lexo edhe :

Related Posts

Sakaq ai tha se në kushtet aktuale buk dhet kryes asnjë ndërhyrje kirurgjikale, por duhet parë të paktën për 72 orë se si do të reagojë pacienti.

“Duhet ta themi që është një dëmtim i madh dhe orët në vijim janë vendimtare, është konstatuar që është një ulje të edemës. Në këto kushte nuk duhet të kryhet operimi, por duhet parë të paktën për 72 orë se si do të reagojë pacienti. Është në monitorim të vazhdueshëm, por deri tani nuk ka nevojë për një ndërhyrje kirurgjikale”, tha Bushi.

Mëngjesi prej ditës së djeshme kur u dhunua, vijon të jetë i intubuar pasi ndodhet në gjendje të rënë shëndetësore.
Autorë të sulmit janë Romario Tabaku, Elton Kasaj, Drivald Alija dhe Dorian Alia. Ky i fundit u vetëdorëzua në polici ditën e djeshme.

Ai ka pranuar para hetuesve që ata e kishin planifikuar sulmin. Alia ka deklaruar se e kishin ndjekur avokatin dhe rrinin vazhdimisht duke komunikuar me agresorët e tjerë për lëvizjet e tij.

I riu ka pranuar se dhuna ka ardhur si pasojë e konfliktit të lindur mes tyre dhe avokatit për pjesën e pagesave të kontratës për pronën.

Nga ana tjetër, Dritan Nano, ka mohuar të jetë porositës i ngjarjes duke mos pranuar të bashkëpunojë me hetuesit, edhe pse këta të fundit janë të bindur që ai është organizatori kryesor.

Ngjarja ndodhi në ambientet e kopshtit nr.31 në zonën e ish Bllokut, ku Mëngjesi po çonte djalin e vogël, ditën e djeshme, 29 maj. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *