Subscribe

Shefi i NATO Jens Stoltenberg dha mesazhe të qarta në lidhje me situatën politike në Shqipëri.

 

Në konferencën me Ramën, ai pohoi se është normalë që në demokraci të ketë protesta nga grupime të ndryshme.

 

Por sipas tij dhuna dhe minimi i institucioneve demokratike janë të papranueshme. Stoltenberg dha se duhet patjetët që palët të nisin dialogun dhe opozita të futet në zgjedhje.

 

“Debati politik, mosmarrëveshjet janë pjesë e demokracisë dhe kjo është shenjë force, por dhuna politike bie ndesh me vlerat tona demokratike.. Respektoni institucionet demokratike. Zgjedhjet janë një pjesë themelore e demokracisë dhe prandaj u bëj thirrje të gjithë aktorëve që të marrin pjesë dhe kontribuojnë në dialog dhe jo të minojnë institucionet demokratike. Kemi parë përpjekje të Rusisë për duke përfshirë edhe vendet aleatë të NATO-s. Në vendin tuaj do iu lija kryeministrit që të flasë. Ne duhet të mbështesim institucionet demokratike dhe mosmarrëveshjet të zgjidhen përmes dialogut.”

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Stoltenberg nuk ka pranuar të përgjigjet pyetjeve të gazetarëve për tezën e ndikimit rus në Shqipëri, duke thënë se ky koment i takonte kryeministrit Rama që ta bënte.

 

“Mosmarrëveshjet politike janë pjesë e demokracisë, e papranueshme është dhuna, prandaj iu bëj thirrje që të respektoni institucionet. NATO është e bazuar te shteti ligjor, prandaj çdo mosmarrëveshje duhet të zgjidhet me dialog, zgjedhjet janë një cështje themelore, prandaj iu bëj thirrje të gjithë aktorëve politik që të bëhen pjesë e tyre. Ne kemi parë përpjekje të Rusisë për tu përfshirë në çështje të ndryshme te disa vende, kur vjen puna në vendin tuaj, këtë do ja lija kryeministrit tuaj”.

 

Nga ana tjetër në përgjigjen e tij shefi i qeverisë është shprehur se konfliktualiteti dhe veprimet e dhunshme çojnë ujë në Rusi.

 

‘’Ne do të zhvillojmë zgjedhjet si një process demokratik, nëse opozita do të pengohej atëherë ato nuk do të ishin demokratike, në rastin kur opozita nuk preferon që të hyjë në zgjedhje kjo është një çështje tjetër”.

Apeli i fortë i Stoltenberg për përgjegjshmëri nga aktorët politik vjen pak orë nga protesta e paralajmeruar e opozitës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *