SHBA-të do të vendosin sanksionet më të rënda në histori ndaj udhëheqësve Iranianë. Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo, njoftoi këtë të hënë se “Teherani do të duhet të luftojë për të mbajtur gjallë ekonominë nëse nuk zbaton listën me 12 kërkesat e SHBA, duke përfshirë tërheqjen iraniane nga Siria.

 

“Do të aplikojmë presione financiare ndaj regjimit Iranian. Udhëheqësit në Teheran nuk do të kenë asnjë dyshim për seriozitetin tonë. Irani nuk do të ketë më kurrë mundësi për të dominuar në Lindjen e Mesme. Mirëpresim çdo komb që është i lodhur nga kërcënimet bërthamore, terrorizmi dhe brutaliteti i një regjimi që shkakton kaos ndaj njerëzve të pafajshëm”.

 

Gjatë prezantimit të planit B të SHBA-së për Iranin, diplomati i lartë amerikan prezantoi edhe një listë me 12 kërkesa të cilat përfshijnë “ndalimin” e pasurimit të uraniumit dhe plutoniumit të parapërgatitur, si dhe të lejojë të gjitha qasjet e nevojshme të inspektorëve ndërkombëtarë në të gjitha mjediset e vendit islamik.

 

Pompeo u shpreh se lehtësimi i sanksioneve do të bëhet vetëm kur Uashingtoni të shohë kthesën e prekshme të politikës iraniane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *