Të paktën 7 persona kanë mbetur të vdekur pas disa të shtënave me armë zjarri në një market në Virxhinia të Shteteve të Bashkuara. Mes viktimave është edhe vet sulmuesi i cili raportohet se pas vrasjeve i ka dhënë fund edhe jetës së tij.

 

Mediat bëjnë me dije se agresori ka qenë menaxheri i marketit, i cili ka hapur zjarr ndaj punonjësve të tjerë në momentin që këta të fundit kishin mbyllur turnin dhe ishin mbledhur tek dhoma e ndërrimit. Sipas dëshmive menaxheri ka hyr dhe ka hapur zjarr duke i lënë të gjithë të vdekur.

 

Ende nuk dihen motive te këtij sulmi të rëndë i cili vjen vetëm 2 ditë pasi një  i ngjashëm në një klub homoseksualësh në Kolorado u mori jetën 5 personave dhe plagosi 17 të tjerë. Sulmi në marketin Walmart është i dyti më i përgjakshëm në këtë rrjet marketesh pas atij të 2019, kur një person i armatosur hapi zjarr  në Teksas duke vrarë 22 persona.

 

Shtetet e Bashkuar vitet e fundit po përballen me sulme masive me armë zjarri qe  kane shkaktuar dhjetëra viktima. Sipas statistikave të mbledhura nga Northeastern University që gjurmon çdo vrasje masive në Amerikë që nga viti 2006 ky vit ka qenë më i rëndi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *