Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka apeluar shtetasit e saj në Tiranë që të shmangin protestën e 2 marsit. Në një reagim mediatik, ambasada thotë se protestat e mëparshme janë shoqëruar me akte dhune.

 

“Një tubim politik pritet të zhvillohet në 2 Mars 2020 duke filluar rreth orës 5:00 pasdite. Kohëzgjatja e tubimit të pritshëm është e panjohur. Demonstratat e kaluara kanë përfshirë dhunën. Forcat e sigurisë kanë përdorur topa uji dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat. Shmangni vendet e mundshme të protestës përfshirë Bulevardin Kombëtar. Monitoroni median lokale për përditësime.”

 

Protesta e 2 marsit është thirrur nga presidenti Ilir Meta për të shpartalluar sipas tij, grushtin e shtetit. Të premten zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi sqaroi se protesta nuk do të jetë e dhunshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *