Morgan Ortagus, Zëdhënës i Departamentit të Shtetit reagoi lidhur me Konkluzionet e Këshillit Europian për  Zgjerimin i cili nuk dha një vendim pozitiv për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

SHBA konfirmoi mbështetjen maksimale për këto dy vende ndaj integrimit të tyre transatlantic. Departamenti Amerikan i Shtetit tha se njeh përpjekjet e forta dhe reformat e rëndësishme te Shqiperisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe njëkohësisht shpreh zhgënjim të thelle që Këshilli Europian nuk I vlerësoi këto reforma.

SHBA thotë se një vendim pozitiv do të kishte riafirmuar besueshmërinë e rrugës së tyre për në BE dhe do t’i ishte kundërvënë vendosmërisht aktorëve të huaj dashakeqës, të cilët kërkojnë të minojnë vlerat perëndimore dhe komunitetin euro-atlantik.

 

 

Shtetet e Bashkuara mbështesin përkushtimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë ndaj integrimit transatlantic dhe aspiratat e tyre për anëtarësim në Bashkimin Europian. Jemi të zhgënjyer që Këshilli Europian nuk njohu përpjekjet shumë të forta për reforma të secilit vend me anë të një vendimi për të hapur negociatat për anëtarësim në këtë kohë. Një vendim pozitiv do të kishte riafirmuar besueshmërinë e rrugës së tyre për në BE dhe do t’i ishte kundërvënë vendosmërisht aktorëve të huaj dashakeqës, të cilët kërkojnë të minojnë vlerat perëndimore dhe komunitetin euro-atlantik. Ne njohim faktin që Këshilli Europian nuk i tha “jo” as Shqipërisë dhe as Maqedonisë së Veriut, dhe as nuk përcaktoi kushte të reja për hapjen e negociatave për anëtarësim. Shpresojmë që Këshilli Europian do të arrijë konsensus për një vendim pozitiv për të dy vendet kohë përpara Samitit BE-Ballkani Perëndimor verën tjetër.

 

SHBA më tej shton se do të vazhdojë të qëndroje krah këtyre dy vendeve në konsolidimin e demokracive të tyre dhe ne forcimin e shtetit të së drejtës duke I bërë thirrje gjithashtu Shqiperisë dhe Maqedonisë së Veriut që të mos lëkunden nga ky vendim I Këshillit të Europës.

 

Shtetet e Bashkuara do të mbeten partner strategjik i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë teksa vazhdojnë punën për të forcuar sundimin e ligjit, për të çuar përpara përpjekjet anti-korrupsion, për të zhvilluar ekonomitë e tyre dhe për të luftuar krimin e organizuar. I nxisim të dy vendet të mbeten të palëkundur në ndërtimin e shoqërive transparente, të bazuara në rregulla dhe demokratike që iu përgjigjen nevojave të qytetarëve. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojmë me partnerët europianë për të çuar përpara synimet e përbashkëta të stabilitetit dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *