Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë paralajmëruar Organizatën e Kombeve të Bashkuara për vendimin mbi Izraelin, duke e cilësuar atë si të njëanshëm.

 

Ambasadorja amerikane në OKB Nikki Haley, u shpreh se “është e vështirë të pranohet që ky këshill nuk ka marrë kurrë në konsideratë një rezolutë për Venezuelën, por nga ana tjetër miratoi pesë rezoluta të njëanshme në muajin mars kundër një vendi të vetëm si Izraeli.

 

Është thelbësore që ky këshill të adresojë anshmërinë e tij kronike anti-izraelite në qoftë se do të ketë besueshmëri”.

 

Nga ana tjetër, Izraeli ka pushtuar Bregun Perëndimor, Jerusalemin Lindor dhe lartësitë e Golanit sirian që nga lufta e zhviluar 50 vjet më parë .

 

Izraeli dhe Palestina fajësojnë njëra-tjetrën për dështimin e zgjidhjes së statusit përfundimtar të territoreve të pushtuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *