Të paktën 23 njerëz janë vrarë në Lee Country, në Alabaman Lindore pas një stuhie toronadosh.

 

Sheriffi i Qarkut Jay Jones deklaroi se dëmet e shkaktuara janë “katastrofike” dhe se numri viktimave mund të rritet akoma më shumë.

 

BBC raporton se përpjekjet e shpëtimit janë ndalur deri në agim për shkak të rrezikut të kërkimit në errësirë.

 

Tornadoja më shkatërruese goditi zonën rreth Beauregard, duke prishur një rrugë të paktën deri në gjysmë milje (0.8km).

 

Shërbimi Kombëtar i Motit (NËS) e klasifikoi atë se kapi një shpejtësi ere deri në 266 km/h.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *