Kamionë dhe avione mallrash të mbushur me vaksinat e para të Pfizer/Biontech prej gati tre milionë dozash janë shpërndarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

Punonjësit e shëndetësisë dhe të moshuarit në institucionet e azilit pritet të jenë përfituesit të parë te vaksinimit. Zyrtarët kanë deklaruar se ndër të parët do të jenë edhe punonjësit e Shtëpisë së Bardhë, por një vendim i tillë është kundërshtuar nga presidenti Donald Trump.

 

“Njerëzit që punojnë në Shtëpinë e Bardhë duhet të marrin vaksinën më vonë, ku përjashtim do bëjnë rastet urgjente. Unë nuk jam në plan për të vaksinuar, por shpresoj ta bëj në kohën e duhur”, tha Donald Trump.

 

Vaksina e prodhuar e cila është një bashkëpunim i kompanive Pfizer dhe BioNTech u miratua të premten për përdorim emergjent nga agjencia amerikane e barnave.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *