Sportisti amerikan Luke Aikins është personi i parë, i cili është hedhur nga një lartësi prej 7.6 km pa parashutë. Aikins ka rënë shëndoshë e mirë mbi një rrjetë gjigande e vendosur në luginën Simi në juglindje të Kalifornisë. E gjithë hedhja ka zgjatur dy minuta dhe është transmetuar drejtpërdrejt në televizionin Fox. Gjatë rënies së lirë 42-vjeçari ka rritur shpejtësinë maksimale 193 kilometra në orë. Personat e parë që ka takuar, pas rënies në rrjetë janë bashkëshortja dhe djali i tij i vogël. Ai tregoi se deri në momentin e fundit e ka menduar për të mbajtur një parashute sigurie, por kjo do ta bënte hedhjen më të rrezikshme për shkak të peshës së madhe. Sportisti Luke Aikins ka kryer 18 mijë hedhje nga lartësi të ndryshme.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *