Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump shpalli këtë të premte emergjencën kombëtare për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri.

Presidenti amerikan tha se në këtë mënyrë po i hap rrugën sigurimit të rreth 50 miliardë dollarë ndihmë federale për të luftuar sëmundjen.

Trump gjithashtu u bëri thirrje shteteve që menjëherë të krijojnë qendra të urgjencës.

Presioni ka qenë në rritje që Trump të deklarojë një emergjencë të sëmundjes infektive sipas ligjit të vitit 1988 që do t’i lejonte Agjencisë Federale të Menaxhimit të Emergjencave (FEMA) të sigurojë fonde për katastrofën për shtetet dhe qeveritë lokale dhe të vendosë ekipe mbështetëse.

Për moment në SHBA janë mbi 2 mijë të prekur ndërsa kanë humbur jetën 41 persona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *