Subscribe

Me nje gjuhe te zhveshur nga diplomacia, Ambasada e Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne Tirane, i ka dhene mesazhin e fundit opozites, e cila prej 3 javesh ka djegur mandatet, duke hedhur poshte kauzen e tyre dhe duke cilesuar si legjitime zgjedhjet e 2017.

 

Ambasada e Shteteve të Bashkuara i konsideron Qeverinë dhe Parlamentin aktual të Shqipërisë të zgjedhura në mënyrë legjitime nëpërmjet zgjedhjeve të vitit 2017, të njohura ndërkombëtarisht. Ne vlerësojmë punën e mirë që është bërë në zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri, si dhe përparimin në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ka ende punë për të bërë.

 

Selia diplomatike e Washingtonin ne Tirane, nuk ndalet me kaq. Ajo mbeshtet deputetet e rinj te cilet kane hyre ne Parlament, si dhe kritikon ata qe braktisen mandatet.

 

Ata ish – anëtarë të Parlamentit të cilët vendosën të braktisin mandatet, hoqën dorë nga detyrimet e tyre ndaj qytetarëve shqiptarë, duhet të lejojnë ata që duan të punojnë për të ardhmen e vendit të bëjnë punën e tyre. Ne mbështesim të gjithë ata që vazhdojnë të jenë të përfshirë në procesin demokratik në Parlament, në mënyrë që Shqipëria të vazhdojë të ecë përpara, drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

 

Ambasada e SHBA-se u ndal edhe tek tubimi i te shtunes, duke bere thirrje per proteste paqesore. Por ndryshe nga deklaratat e meparshme, ku dhuna denohej dhe cilesohej e papranueshme, kete here Ambasada eshte kujdesur te nenvizoje me force se: nxitja apo kryerja e veprimeve të dhunshme, përfshirë edhe shkatërrimin e pronës publike, janë të paligjshme.

 

Apelit per qetesi ne protesten e 16 marsit, edhe pse me tone shume me te moderuara, i eshte bashkuar dhe Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë.

 

Ashtu siç kemi deklaruar edhe më parë, konsiderojmë se vendimi për heqjen dorë nga mandatet parlamentare pengon seriozisht funksionimin e demokracisë në Shqipëri dhe ndikon në integrimin e vendit në BE – një perspektivë që e duan plotësisht 93% e qytetarëve shqiptarë. Ne vazhdojmë të mbështesim ata që janë të angazhuar në procesin demokratik në Parlament, gjithashtu në mbrojtjen e interesave të popullsisë shqiptare që dëshiron të vazhdojë të ecë drejt BE-së.

 

Delegacioni i BE nenvizon se tashme eshte shumë urgjente që të kapërcehet situata politike aktuale duke krijuar një platformë kombëtare për dialog ndërmjet të gjitha palëve të interesuara, edhe duke pasur parasysh zgjedhjet e ardhshme lokale të qershorit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *