Me urdhër të Presidentit Joe Biden,Pentagoni rrëzoi   një objekt të paidentifikuar mbi Alaskë. Incidentin e konfirmoi zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë John Kirby.

 

Sipas tij objekti po udhëtonte në një lartësi prej mbi 12 mijë km dhe paraqiste një kërcënim të mundshëm për sigurinë e fluturimit civil. Kirby theksoi  se ende nuk dihet se kujt I perket ky objekt.

 

Një javë më parë  një tjetër avion luftarak amerikan , rrëzoi në brigjet e Karolinës së Jugut, atë që qeveria amerikane e quajti një balonë përgjuese kineze, e cila fluturoi për rreth një javë nëpër Shtetet e Bashkuara dhe disa pjesë të Kanadasë.

 

Republikanët dhe madje disa nga ligjvënësit demokratë kritikuan presidentin se mori kohë përpara se  tw vepronte duke rrëzuar balonën. Incidenti shkaktoi një krizë diplomatike mes dy ekonomive më të mëdha në botë dhe bëri që Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken të anulonte një vizitë të planifikuar në Pekin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *