Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
09 June 2026
Vizion fokus

“Projekti në Zvërnec është një bekim për vendin”, Rama:...

“Nëse i them të bëjë diçka, ai e bën”,...

Irani dhe Izraeli thonë se do të ndërpresin sulmet,...

Presidenti libanez: Irani dëshiron të shkatërrojë vendin tonë për...

Operacion në disa zona të Vlorës, ndalohen 5 persona,...

15-vjeçari palestinez vritet nga zjarri i anijeve izraelite

Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Ju na urreni...

Zyrtari amerikan: SHBA nuk i kanë interceptuar raketat iraniane...

Rama-protestuesve: Nuk do e bëjmë Shqipërinë si legjenda e...

FOTO/ 35-vjetori i PS-së në Shkodër, Rama shfaqet me...

SHBA rifillojnë negociatat e paqes me Talebanët

7 Dhjetor 16:10

Shtetet e Bashkuara kanë rifilluar zyrtarisht negociatat e paqes me Talibanët, tre muaj pasi Presidenti Donald Trump ndaloi papritur procesin njëvjeçar që synonte gjetjen e një zgjidhjeje politike me grupin kryengritës dhe përfundimin e luftës në Afganistan.

 

Përfaqësuesi i posaçëm amerikan i Pajtimit, Zalmay Khalilzad, po udhëheq ekipin e tij në takimin sot në Doha, kryeqytetin e Katarit, ku ndodhen negociatorët kryengritës, tha një burim amerikan për Zërin e Amerikës.

 

“Shtetet e Bashkuara u ribashkuan në bisedimet sot në Doha. Në fokus të diskutimit do të jetë ulja e dhunës që çon në negociata ndër-afgane dhe armëpushim,” tha burimi amerikan.

 

Qeveria e Katarit ishte mikëpritëse e negociatave SHBA-Taliban para se ato të ndaleshin nga Presidenti Trump më 7 shtator si hakmarrje ndaj një sulmi kryengritës në Kabul, që vrau mes të tjerëve një ushtar amerikan.

 

Ndërprerja e bisedimeve ndodhi në një fazë vendimtare kur të dy palët besohej se ishin pranë një marrëveshje që mund të krijonte rrugën për një tërheqje me faza të trupave amerikane dhe atyre aleate nga Afganistani.

 

Në kthim, marrëveshja do të parashtronte garancitë kundër-terrorizmit në zonat afgane të kontrolluara nga kryengritësit dhe që rebelët do të angazhohen menjëherë në negociata ndër- afgane për t’i dhënë fund përgjithmonë armiqësive të vjetra në vend.

 

Talibanët thonë se luftëtarët e tyre gjithashtu do të respektonin një armëpushim me trupat e huaja në zonat e tërheqjes. Megjithatë, Talibanët këmbëngulin se çështjet në lidhje me ndërprerjen e armiqësive me forcat afgane të sigurisë do të jenë në rendin e ditës vetëm kur të fillojnë bisedimet mes palëve. Kryengritësit nuk kanë dëshirë të respektojnë një armëpushim mbarëkombëtar, nga frika se kjo do të dëmtonte epërsinë e tyre ushtarake.

 

Analistët janë skeptikë nëse negociatori Khalilzad dhe ekipi i tij do të jenë në gjendje të kapërcejnë sfidat./VOA

Posted Under:
Bota
Tagged:
Luftëtarë SHBA Talebane

Nga e njëjta kategori

“Nëse i them të bëjë diçka, ai e bën”, Trump flet për marrëdhënien me Netanyahun, mohon përplasjen me kryeministrin izraelit

më shumë...

Irani dhe Izraeli thonë se do të ndërpresin sulmet, por paralajmërojnë për hakmarrje nëse armëpushimi shkelet përsëri

më shumë...

Presidenti libanez: Irani dëshiron të shkatërrojë vendin tonë për interesat e veta

më shumë...

15-vjeçari palestinez vritet nga zjarri i anijeve izraelite

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

10:54

“Projekti në Zvërnec është një bekim për...

10:46

Vrasja e 27-vjeçarit në Kamëz, vijojnë kërkimet...

10:29

Dibër, furtuna dëmton 10 krerë gjedhë, po...

10:15

“Nëse i them të bëjë diçka, ai...

9:58

Mbi 26 mijë maturantë i nënshtrohen sot...

9:50

Mbeti i bllokuar brenda mjetit, ky është...

Autori Sadik Llani
9:42

Vrau shokun me kallash, RENEA ende në...

9:41

Operacioni në Vlorë/ Goditet grup kriminal me...

8:50

Irani dhe Izraeli thonë se do të...

8:36

Parashikimi i motit për ditën e sotme,...

8:31

Aksident tragjik në bypass-in e Vlorës, përplasen...

8:09

“Financat kërkojnë kujdes dhe planifikim“, parashikomi i...

12:37

Delet zgjodhën! Kush janë fermerët që do...

12:09

Fermerët “në dorë” të kafshëve, mënyra e...

11:47

Kush është fermerja që u largua nga...

11:34

“Nuk je shumë mirë, mos ofendo”, gjyshi...

10:51

Presidenti libanez: Irani dëshiron të shkatërrojë vendin...

10:39

“Rash në dashuri me zyshën, nuk po...

10:20

Zgjedhjet në Kosovë, KQZ: Rezultatet përfundimtare më...

10:00

Moza, finalistja e parë e Ferma Vip...

Më të klikuarat

  • Lajmet e papritura do vendosin gjithçka! Horoskopi javor nga...
  • “Nuk je shumë mirë, mos ofendo”, gjyshi “kritikon” Sarën, ka...
  • Sherri në kalçeto! Ky është 39 vjeçari që vrau shokun, polic...
  • Të shtëna me armë zjarri në Kamëz, humb jetën te Trauma i ri...
  • Vrasja në Kamëz, identifikohet autori
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.