Autoritetet amerikane kanë arrestuar një efektiv policie të përfshirë në arrestimin e George Flloid, 46 vjeçarin afrikano-amerikan i cili humbi jetën në Minesota pasi një nga policën mbajti gjurin në qafën e viktimës.  

Ndaj oficerit të policisë rëndon akuza për vrasje me paramendim të grades së tretë, si dhe vrasje pa paramendim.

Oficeri Derek Chauvin është polici i cili ka vendosur gjurin në qafën e George Floyd.

Ne videot e kalimtarëve, viktima dëgjohet duke u ankuar se nuk merr dot frymë.

Zemërimi mbi vdekjen e Fllojd ka nxitur protesta të dhunshme në disa shtete amerikane ndërsa qyteti i Mineapolis prej një jave tashmë, gjendet në kaos.

Demonstruesit kanë djegur tërësisht një stacion policie, kanë dëmtuar rreth 200 biznese dhe i kanë vënë flakën e kanë grabitur dhjetra ndërtesa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *