Pas hedhjes së raketës balistike ndërkontinentale nga Koreja e Veriut, sekretari amerikan i shtetit Rex Tilerson, reagoi duke e quajtur testin, një përshkallëzim të konfliktit.

 

Ai theksoi se Uashingtoni nuk do të pranojë kurrë që Koreja e Veriut të ketë armë bërthamore.

 

Vetëm disa orë pas testit, SHBA-të kërkuan një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit, të Kombeve të Bashkuara, i cili do të mbajë një sesion me dyer të mbyllura, me pjesëmarrjen e 15 anëtarëve.

 

Ndërkohë, SHBA dhe Koreja e Jugut  kanë zhvilluar një stërvitje me raketa balistike në detin e Japonisë.

 

Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Ji tha se aleatët duhej të demonstronin qëndrimin e mbrojtjes nga raketat  me veprim, jo vetëm me një deklaratë.

 

Gjenerali Vincent Brooks, komandanti i forcave amerikane ne Kore dhe Kryetari i Përbashkët i Shefave të Koresë së Jugut, Gen Lee Sun-jin, thanë se aleatët po ruajnë durimin dhe vetëpërmbajtjen, por kjo mund të ndryshojë.

 

Kina dhe Rusia i kanë kërkuar Koresë se Veriut që të pezullojë programin e armëve, në këmbim të ndalimit të stërvitjeve ushtarake SHBA-Kore e Jugut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *