Subscribe

SHBA tërheqin vëmendjen se ekzistojnë tentativa për të dobësuar reformën në drejtësi më synimin që të mbrohen gjykatësit e prokurorët e korruptuar e të lidhur me krimin. Në një deklaratë për mediat ambasada amerikane thekson se procesi i vetingut duhet të jetë i fortë dhe kuptimplotë.

 

Populli shqiptar duhet të shqetësohet nga përpjekjet për të dobësuar reformën, për të mbrojtur gjykatës dhe prokurorë të korruptuar, përfshirë ata që kanë lidhje me krimin e organizuar. Vetingu duhet të jetë i fortë dhe kuptimplotë, sepse elementët kryesorë anti-korrupsion të reformës, përfshirë SPAK-un dhe BKH-në, varen nga gjykatës dhe prokurorë të ndershëm.

 

Deklarata vjen në një kohë kur shoqatat e gjyqtareve dhe prokuroreve kane ankimuar ligjin e Vetingut, vecanerisht nenet ku flitet per lidhjet e dyshuara të njërëzve të drejtesise me krimin e organizuar.

 

Ne nxisim Gjykatën Kushtetuese që të shqyrtojë ankesat në mënyrë të hapur dhe transparente, duke u mbështetur në rekomandimet e Komisionit të Venecias. Ne përgëzojmë qytetarët shqiptarë, shoqërinë civile dhe median e pavarur, që vazhdojnë të jenë syhapur që njerëzit e korruptuar të mos ua vjedhin demokracinë e tyre.

 

SHBA vlerësojnë deklaratat në mbështetje të reformës në drejtësi nga udhëheqësit e tri partive politike më të mëdha në vend, që thonë se reforma në drejtësi do të ecë përpara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *