Uashingtoni nuk heq dorë nga akuzat ndaj qeverisë kineze duke e bërë përgjegjëse për shpërthimin e pandemisë që tashmë ka infektuar mbi 5.5 milionë njerëz në të gjithë botën.  Këshilltari i sigurisë kombëtare amerikane, Robert O’Brien e krahasoi mënyrën se si e trajtoi Kina çështjen e koronavirusit me fshehjen që Bashkimi Sovjetik i bëri shpërthimit të termocentralit bërthamor të Çernobilit në vitin 1986.

ROBERT O’BRIEN

KESHILLTARI I SIGURISE KOMBETARE AMERIKANE

“Ata lëshuan në botë një virus që i shkaktoi Amerikës triliona dollarë humbje ekonomike. Fshehja që i bënë virusit do të hyjë në histori, së bashku me Çernobilin. Qeveria kineze ende nuk lejon ekspertët të hetojnë. Partia komuniste po e vështirëson situatën gjithnjë e më shumë. por jam i bindur se ne do të jemi pjesë e zgjidhjes dhe do ti shkojmë deri në fund cështjes.”

Ndërkohë  Shtetet e Bashkuara kanë vendosur kufizime të udhëtimit për shtetasit e huaj, që kanë qenë në Brazil në 14 ditët e fundit. Brazili ka numrin e dytë më të lartë në botë të infektuarve me koronavirus. Kufizimi nuk do të ndikojë në tregtinë midis dy vendeve. Në shtetet e bashkuara janë identifikuar mbi 1.7 milione njerez të infektuar me covid 19 ndersa afro 100 mijë persona kane humbur jeten.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *