SHBA është kthyer prej ditësh në epiqëndrën e koronavirusit në botë.

Mijëra njerëz po humbin ditë pas ditë në këtë vend, kryesisht në spitale por edhe ne azile dhe shtëpi.

Mesatarja ditore për fat të keq në SHBA e viktimave po shkon nga 1500-2000.

Këtë të enjte deri në orën 18:00 ( me orën në New York) në këtë vend por edhe në mbarë SHBA-në llogariteshin 1550 të vdekur.

Në bilancin e përgjithshëm kemi tashmë 16 mijë e 330 të vdekur në SHBA, vendi I dytë tashmë në listën e shteteve më të goditura nga Covid 19.

Amerika ka parakaluar në listën botërore të viktimave edhe Spanjën që ka 15 mijë e 238 të vdekur.

SHBA numëron edhe thuajse 1/3 e numrit total të të prekurve në mbarë globin me 460 mijë paciente pozitiv ( 24 mijë vetëm këtë të enjte).

New York është më I goditur me gjysmën e viktimave thuajse në SHBA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *